Vendosni fjalën kyçe....

Kapet gomonia me 3 milionë euro drogë në Itali, arrestohen dy shtetas shqiptarë (Video)


Një gomone me 3 milionë euro drogë në bord është ndaluar në brigjet italiane.

Sipas Guardia di Finananza-s së vendit fqinj, mjeti detar drejtohej nga dy shtetas shqiptarë të cilët u ndaluan.

Gomonia është bllokuar në brigjet e San Cataldo-s pas një ndjekieje të shkurtër nga ana e policisë italiane.

Identiteti i shtetasve shqiptarë të ndaluar nuk bëhet me dije në raportin e publikuar nga mediat italiane ndërsa dyshohet se mjeti ishte nisur nga Shqipëria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *