Vendosni fjalën kyçe....

“Faleminderit Iran, një marrëveshje është e mundur” – Trump-i pas lirimit të ushtarakut amerikan


Presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar Teheranin për lirimin e veteranit të marinës amerikane, Michael White, i cili u dënua me 10 vjet burg në vitin 2018, duke lënë të kuptohet se është bërë një përparim që mund të hapë rrugën për një marrëveshje të re bërthamore.

“Unë sapo mbylla telefonatën me ish-pengun amerikan Michael White, i cili tani është në Zyrih, pasi u lirua nga Irani. Ai do të jetë në një aeroplan amerikan së shpejti, dhe po vjen në shtëpi në Shtetet e Bashkuara,” – shkroi në Twitter Tump.

“Faleminderit Iran, veprimi tregon se një marrëveshje është e mundur!”

Ndërsa shpërthimi i Covid-19 përfshiu vendin, qeveria iraniane urdhëroi mijëra të burgosur që të dërgoheshin në shtëpi në përpjekje për të frenuar pandeminë.

White ishte një nga rreth 85,000 të burgosur që u lirua përkohësisht nga burgu dhe mbeti në arrest në ambasadën zvicerane në Teheran deri këtë javë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *