Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpritet mbledhja për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesit shkojnë të konsultohen tek partitë


Negociatat për reformën zgjedhore për të dytën ditë radhazi u zhvendosën sot nga pallati i Kongreseve te rezidenca e ambasadores amerikane.

Mirëpo siç duket edhe ky takim i sotëm nuk ka shkuar sipas planifikimit, pasi është ndërprerë për një pushim të shkurtër.

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u largua nga tryeza.

E pas tij të njëjtën gjë bënë edhe përfaqësuesit e PD-LSI-së, por edhe Rudina Hajdari.

Mbledhja është ndërprerë pasi palët pritet që të konsultohen me liderët e partive për lëshimet që duhet të bëjnë lidhur me kërkesat që kanë, karshi atyre të palës tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *