Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vitin tjetër nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës, ëndërr në sirtar që nga vitet ’60-të


Kryeministri Edi Rama thotë se vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i HEC-it të Skavicës.  Gjatë prezantimit që iu bë projektit të Hidrocentralit të Skavicës, Rama tha se kjo është një ëndërr e mbetur në sirtar që prej viteve ’60.

Gjatë deklaratës së tij, Rama theksoi se HEC-in nuk do të ndërtojë private me PPP, por do bëhet 100% nga shteti.

“Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit. Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit. Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit. Me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm.”– tha Rama.

Ai shtoi se me ndërtimin e HEC-it do të parandalohen përmbytjet kur ndodhin shkarkimet masive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *