Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje mes të rinjve në Tiranë, plagosen 2 vëllezërit binjakë


Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur dy vëllezër binjakë.

Vëllezërit me inicialet E.S, dhe I.S, të moshës 32 vjeçare ishin duke qarkulluar me makinë kur janë konfliktuar me dy persona të tjerë. Është e paqartë pse ka ndodhur ky konflikt.

32- vjeçarët ngelën të plagosur pasi u goditën me mjete të forta dhe janë dërguar në spital. Ndërsa dy personat e tjerë janë larguar dhe policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

“Me datë 02.06.2020, rreth orës 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit jane demtuar me sende te forta dy vellezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *