Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit godasin me dërrasa e dhunojnë keqazi gruan që po mbronte dyqanin e saj në SHBA (Video)


Disa protestues të maskuar sulmuan me dërrasa një grua dhe burrin e saj që po përpiqeshin të mbronin dyqanin e tyre.

Në pamjet e shpërndara në rrjet duken disa persona që fillimisht godasin gruan e më pas edhe të shoqin i cili përpiqet ta mbrojë. Ngjarja është filmuar në Rochester, në shtetin e Nju Jorkut.

Pamje të tilla kanë qenë të shpeshta ditët e fundit në SHBA pas nisjes së protestave në mbarë vendin lidhur me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili u keqtrajtua nga policia para se të humbiste jetën në qelitë e paraburgimit në Mineapolis.

Gjatë protestave të ditëve të fundit qindra biznese në mbarë SHBA-të janë sulmuar e grabitur ndërsa nuk kanë munguar episiodet e dhunës mes protestuesve grabitës e qytetarëve që janë rrekur të mbrojnë pronët e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *