Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Policia, SHISH-i e prokuroria të përqendrohen në luftën kundër kanabisit


Presidenti Meta ka bërë thirrje që policia, SHISH-i e prokuroria të jenë të përqendruara në luftën kundër kanabisit.

Në një reagim në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se raporti i Qendrës Europiane të Drogës lidhur me kanabisin në Shqipëri është kambanë alarmi që duhet t’i zgjojë e bashkojë përpjekjet për moslejimin e dukurisë kanceroze për Shqipërinë.

“Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

📌 RAPORTI I PLOTË: https://www.emcdda.europa.eu/system/files/publications/13097/EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final.pdf?fbclid=IwAR18LeRnAVy7Greo711Qcz_pCbJmgRhUx8tq7ao_px30YiZiCqw2yjOjgkM

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *