Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një lokal pranë QSUT-së në Tiranë


Një shpërthim ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi ka ndodhur tek një bar kafe. Ky shpërthim dyshohet të jetë, për shkak të  një bombole gazi.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja ka qenë i mbyllur. Nga ngjarja, ka vetëm dëme materiale e fatmirësisht nuk raportohet për pasoja në njerëz, raporton BalkanWeb.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet. Ndërsa, edhe një grup zjarrfikësish kanë shkuar po ashtu në vendin e ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *