Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Laç me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur, policia jep detajet


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur përpara një hoteli në aksin Mamurras-Lezhë.

Nga shkëmbimi i zjarrit ka humbur jetën shtetasi Bujar Hasani 37-vjeç i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:17 në fshatin Gjorm, të Kurbinit.

Në njoftimin e policisë thuhet se kanë mbetur të plagosur, Paulin Gjergji 53-vjeç dhe Kreshnik Tusha 21-vjeç.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në  ambjentin e jashtëm  të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në  Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë  dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Në ndihmë të Policisë  lokale kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër dhe vijon krehja e zonës dhe shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.