Vendosni fjalën kyçe....

Incident në parkun Olimpik të Londrës/ Raportohet për rrjedhje gazi, qytetarët shfaqin probleme me frymëmarrjen


Një incident i madh ka ndodhur këtë të mërkurë në Londër, ku një numër njerëzish kanë hasur vështirësi në frymëmarrje pas një rrjedhje gazi në Qendrën Ujore të kryeqytetit britanik.

Parku Olimpik i Mbretëreshës Elizabeth njoftoi se ka patur “rrjedhje gazi” dhe se për shkak të kësaj është bërë evakuiimi i zonës.

Siç shkruan BBC, në njoftim thuhej se mjekët e ndihmës së shpejtë po trajtonin “një numër viktimash me vështirësi në frymëmarrje”.

Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha: “Ju lutemi shmangni zonën që është rrethuar dhe evakuuar”.

Ai shtoi se ndodhet në kontakt me shërbimet e urgjencës që po merren me incidentin.

Kjo qendër ishte një nga vendet kryesore për Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, dhe u përdor për not dhe zhytje.

Që nga Lojërat, vendi u modifikua dhe u hap për publikun në vitin 2014.