Vendosni fjalën kyçe....

I riu nga Durrësi arrestohet për disa raste zjarrvëniesh (VIDEO)


Policia ka arrestuar një 26 vjeçar në qytetin e Durrësit, për disa raste zjarrvënieje që dyshohen të qëllimshme.

Sipas uniformave blu, i riu me inicialet K.K, i ka vendosur zjarrin në orët e para të mëngjesit të sotëm dy automjeteve në lagjen nr.11 dhe një tende në lagjen nr.6.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një punë disajavore, të ndjekur dhe me metoda speciale të hetimit, bazuar edhe në provat filmike, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi, në fushën e zjarrvënies së qëllimshme.

Në këtë kuadër, mesditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Zjarrvënësi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu pas një hetimi disa javor u zbulua se ky person në harkun kohor tetor 2019- 7 janar 2020 ka djegur 8 makina dhe 1 motoçikletë.

 Rastet:

  1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.
  2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z.
  3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit SH. B.
  4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. D.
  5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit H. Q.
  6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q.
  7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit M. S.
  8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *