Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja amerikane, përfundon takimin me Ruçin dhe Manjën në Kuvend


Ka përfunduar takimi mes ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Temë kryesore e takimit ka qenë Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore. 

Në komunikimin e Kuvendit thuhet se“gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja”.

Ditët e fundit, Kim ka folur me gjuhë të ashpër për Reformën në Drejtësi ku ka theksuar që ajo nuk duhet të preket madje ka lëshuar deklarata për palët politike për mos ndërhyrjen në të.

Ambasadorja është parë të dalë nga zyrat e Kuvendit, por nuk ka dhënë asnjë deklaratë për gazetarët.

Agjenda e ditës së sotme për ambasadoren do vazhdojë me takime, ku pasdite pritet të takohet me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *