Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rusia nisi Luftën e Tretë Botërore, do e humbë e fundi i saj do jetë më tragjiku


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar para hyrjes në Kuvend se sulmi rus ndaj Ukrainës ka nisur Luftën e Tretë Botërore.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve ai tha se Rusia është vendi që ka nisur Luftën e Parë Botërore dhe nismëtare e Luftës së Dytë Botërore me paktin Ribetrop-Molotov për ndarjen e Polonisë.

Berisha shtoi se Rusia do e humbë këtë luftë që ka nisur dhe fundi i saj do jetë tragjik.

“Rusia nisi Luftën e Tretë Botërore me sulmin që nisi ndaj Ukrainës. Rusia është vendi që nisi de facto Luftën e Parë Botërore. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, Rusia me paktin Ribentrop-Molotov është nismëtare e saj. Shqipëria ishte viktima e parë në Luftën e Parë Botërore. Rusia do e humbë këtë luftë dhe fundi i saj do jetë më tragjiku që ka parë ajo në tërë historinë. Një fund i merituar. Nuk na mbetet gjë tjetër veç të dënojmë sulmin ndaj Ukrainës nga dikatori barbar Vladimir Putin.” – tha Berisha para parlamentit.