Vendosni fjalën kyçe....

Shehi: Ky sistem është ideal për të vegjlit, duke u futur në sqetullën e partisë së madhe me 5000 vota bëhesh deputet


Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi duke komentuar ndryshimet në sistemin zgjedhor tha se ky sistem i leverdis edhe të vegjëlve pasi me 5000 vota mund të bëhesh deputet.

Sipas Shehit, partitë e vogla futen në sqetullën e partisë së madhe, bëhesh lehtësisht deputet.

Tashmë nuk ka dëshirë është e kuptueshme, unë do të preferoja të ndryshonim sistemin pavarësisht marrëveshjes që kemi bërë me PD dhe do ta respektojmë. Një sistem ndryshe do ti bënte mirë Shqipërisë. Ndryshimi i sistemit nuk ka të bëjë me partitë e vogla, është një gabim i madh. Po të jetë për partitë e vogla, sistemi i sotëm është ideali. Futu në sqetull të partisë së madhe dhe me 5 mijë vota bëhesh deputet.

Nuk jam patjetër për sistemin danez, gjykoj që ai që kishim përpara mazhoritari i korrektuar me proporcional ishte më i miri për Shqipërinë .Por opozita duhet ta marrë në konsideratë edhe propozimin e amerikanëve, njëherë se vjen nga amerikanët. Çfarëdo lloj refuzimi i ideve të tyre më duket i gabuar. A do të insistojnë apo hodhën një ide dhe do të tërhiqen në kompromiset shqiptare, këtë do ta shikojmë në ditët në vijim. Por Shqipëria pasi të mbarojë këto zgjedhje ka nevojë jo vetëm të ndryshojë sistemin zgjedhor, por sistemin politik, të ndryshojë Kushtetutën, të ribëjë të paravarura institucionet”-tha Shehi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *