Vendosni fjalën kyçe....

78 viktima dhe 397 raste të reja me koronavirus në Itali


Në Itali shifrat e koronavirusit të orëve të fundit tregojnë një ritëm të ulët të rasteve të reja dhe vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit.

78 viktima u regjistruan në orët e fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 32,955.

Ndërsa nga testimet, rezultuan 397 raste të reja të infektuar me COVID-19. Kështu numri total i të infektuarve që prej fillimit shkoi në 230,555 persona.

Deri më tani janë 144,658 persona të shëruar nga virusi i ri ndërsa raste aktive janë 52,942 pacientë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *