Vendosni fjalën kyçe....

Raporti – Gjigantët farmaceutikë devijuan fondet e BE-së për pandemitë


Paratë e BE-së të përfituara nga publiku e të destinuara për hulumtime, siç janë përgatitja ndaj një pandemie, janë shndërruar nga industria farmaceutike në zona ku mund të fitojnë më shumë para, sipas një raporti të ri.

Zyrtarët në Bruksel donin të bashkëfinanconin kërkimet që do t’i kishin siguruar Bashkimit Evropian që të përgatitej më mirë për një pandemi të ngjashme me atë që po përjetojmë sot.

Por partnerët e tyre, kompanitë e mëdha farmaceutike, kundërshtuan propozimin, duke siguruar që paratë e tatimpaguesve europianë të shkonin në vend të kësaj, në studime me më shumë mundësi për aplikim tregtar.

Me pak fjalë, lobistët e kompanive të mëdha farmaceutike u lejuan të drejtonin triliona euro të fondeve publike siç e panë të përshtatshme, pretendon një raport i ri.

Objektivi i kritikës është Iniciativa Inovative e Mjekësisë (IMI), një partneritet publik-privat që u financua në mënyrë të barabartë, midis viteve 2008 dhe 2020, nga grupi i lobimit i Federatës Evropiane të Industrive Farmaceutike dhe Shoqatave (EFPIA) dhe Komisioni Evropian, me 5.3 miliardë euro.

Paratë supozohet të shkojnë në fusha të “nevojës së paplotësuar mjekësore ose sociale”, por, në praktikë, përparësitë e korporatave mbizotërojnë në vendimmarrje, sipas organizatës joqeveritare Corporate Observatory Europe (COE).

“Ne u zemëruam kur gjetëm prova që lobi i industrisë farmaceutike EFPIA jo vetëm që nuk e konsideroi përdorimin e financimit për t’u përgatitur për epidemi siç është ajo e shkaktuar nga koronavirusi i ri, por kundërshtoi që ai të përfshihej në punën e IMI-t kur mundësia u ngrit nga Komisioni Evropian në vitin 2017,” tha një raport i ri i COE.

Grupi i ekspertëve pyeti nëse paratë publike të BE-së ishin zbatuar mirë përmes IMI-t. Pjesa më e madhe e tyre u përdorën për të hulumtuar mbi kancerin, sëmundjen e Alzheimerit dhe diabetin – sëmundje që janë potencialisht fitimprurëse dhe kështu iu kushtohet vëmendje e afërt nga biznesi privat.

Por përgatitja ndaj sëmundjeve infektive si HIV / AIDS, sëmundjet tropikale apo viruset e tjera janë anashkaluar nga kjo gjë, thuhet në raport.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT