Vendosni fjalën kyçe....

Goditën me thika dhe sende të forta tre persona, arrestohen 3 të rinjtë


Tre persona janë ndaluar në kryeqytet pasi një konflikti me sende të fora dhe të mprehta me tre shtetas të tjerë.

Në prangat e policisë ranë: B. S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ndërsa shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:

B.S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *