Vendosni fjalën kyçe....

Sekretarja e re bën gabimin e parë, publikon çekun me të dhënat bankare të Trump-it


Sekretarja e re për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, ka bërë gabimin e parë në detyrën e re. Siç shkruan New York Times, zëdhënësja ka treguar para kamerave një çek me të dhënat personale bankare të presidentit Donald Trump.

McEnany po tregonte se një e katërta e pagës vjetore të kreut të Shtëpisë së Bardhë, që nënkupton shumën prej 100 mijë dollarëve, do të dhurohet për Departamentin e Shëndetësisë.

Mirëpo një zyrtar i administratës tha se çeqet nuk përdorën kurrë në konferenca për shtyp. Me të dhënat e publikuara nga sekretarja, mund të tërhiqen ose depozitohen të holla, të bëhen blerje përmes internetit ose të kryhet një sulm nga hakerët.

“Nuk është një praktikë e mirë shpërndarja e atij informacioni publikisht”– tha Eva Velasquez, presidentja dhe shefja ekzekutive e Qendrës së Burimeve të Vjedhjes së Identitetit.

“Nëse nuk keni mbrojtje, ekzistojnë skema të sofistikuara dhe mënyra se si dikush mund të hyjë në këto fonde duke ditur llogarinë dhe numrin e kursit dhe personin individual që i përket.” -vazhdon ajo.

Por zonja Velasquez shtoi që është e sigurt që një bankë do të ketë një mbrojtje shtesë për llogarinë e një personi me profil të lartë si presidenti Trump. Kështu sipas saj nuk ka gjasa që preidenti të hakohet pas të dhënave të publikuara nga çeku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *