Vendosni fjalën kyçe....

S’ka qetësi për Vllazninë, me koronavirus edhe 4 futbollistë


Duket se nuk ka qetësi për ekipin e Vllaznisë. Sipas gazetës “Panorama Sport”, katër lojtarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe: Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.

Futbollistët janë karantinuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.

Kujtojmë se nga ky ekip kishin dalë të infektuar, zv.trajneri Elvis Plori si dhe tre lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha.

Vlen për t’u përmendur se kjo nuk do të ketë ndikim në kampionat pasi ende nuk ka nisur për shkak të bojkotit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *