Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja për mbledhjen e Këshillit Politik, opozita tërhiqet dhe pranon 26 Majin


Ditën e martë në orën 11:00 do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Takimi do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Kujtojmë se opozita u tërhoq nga bojkoti dhe përmes një letre, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkuan që takimi të mbahej ditën e hënë.

Por PS-ja tha se të hënën është ditë pushimi për shkak të festës së Fitër Bajramit dhe se OSBE-ja ka rezervuar sallën për ditën e martë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve, ashtu sikur ishte edhe ftesa e përfaqësuesit të PS-së dy ditë më parë.

“Duke qenë se dita e hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundësuar rezervimin e sallës për takimin e grupit të punës për reformën zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve. Pra, mbledhja zhvillohet ne 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve”– njoftoi PS-ja.

Lidhur me datën e takimit, pati një përplasje mes pozitës dhe maxhorancën pas propozimit të ditës së hënë për mbledhjen. Me refuzimin e PS-së për të mos e mbajtur të hënën për shkak se është ditë pushimi, Edi Paloka reagoi ashpër duke e  konsideruar një justifikim banal nga maxhoranca për të zvarritur Reformën Zgjedhore.

Por duket se opozita është tërhequr duke pranuar edhe të martën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *