Vendosni fjalën kyçe....

Pëllumb Pipero: Sugjeroj të hapen edhe fundjavat në fund të muajit


Mjeku Pëllumb Pipero, thotë se intensiteti i virusit ka rënë dhe sugjeron se deri në fund të majit të happen të gjitha zonat.

 “Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes.

“Virusit nuk i shkojnë batutat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj dhe sugjeroj që në fund të majit të hapen edhe fundjava.” – tha doktor Pipero gjatë një prononcimi për televizionit “News 24”.

Doktor Pipero foli edhe për zhvillimin e protestave në ditët e fundit dhe paralajmëroi se nëse pas 10-14 ditësh do të ketë shtim të numrit të të infektuarve, kjo do të ndodhë pikërisht për shkak të protestave. Ai këshilloi vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura, ku nuk respektohet distanca sociale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *