Vendosni fjalën kyçe....

Biden këput mufkën e radhës: Nuk jeni zezakë nëse zgjidhni Trump-in para meje


Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka bërë një tjetër deklaratë që është pritur me kritika. Ai i ka thënë një moderatori me ngjyrë, se kush voton Donald Trump-in në vend të tij, atëhere ai nuk është zezak.

Biden u ul me gazetarin për të diskutuar të gjitha temat afrikano-amerikane, përfshirë thashethemet se ai po mendon të zgjedhë një grua me ngjyrë, për të garuar krah tij si zv.presidente.

E më pas shtoi: “Epo unë po ju them se nëse e keni të vështirë të kuptoni nëse më përkrahni mua apo Trump-in, atëherë nuk jeni zezakë”.

Pas deklaratës raciste, Biden u kryqëzua në rrjet dhe u detyrua të kërkonte falje publikisht.

“Nuk duhet të isha kaq i shkujdesur. Unë kurrë, kurrë, nuk e kam marrë si të mirëqenë komunitetin afro-amerikan”- tha Biden.

Ai shtoi se: “Askush nuk duhet të votojë për asnjë palë bazuar në racën, fenë apo prejardhjen e tyre”. Kujtojmë se Biden edhe më parë, është diskutuar për çështje racore.

Kujtojmë se gushtin e kaluar, bëri gafën duke thënë gjatë një mitingu se “fëmijët e varfër janë po aq të zgjuar dhe të talentuar sa fëmijët e bardhë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *