Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa publikon fotot: Kompanitë private pastrojnë skenën e krimit te Teatri Kombëtar


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka nxjerrë dokumentet se inertet e lëna nga shembja e Teatrit Kombëtar po pastrohen pa tender nga bashkia e Tiranës.

Sipas, Zhupës, mjetet janë kamufluar me logon e Bashkisë Tiranë por rezultojnë në pronësi të kompanive private  “ARB & Trans 2010”  sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k.

Zhupa shkruan se Veliaj kërkon të pastrojë skenën e krimit me kompanitë private. Ndërsa në fund ngre pyetjen: “Cilën kullë të rradhës do ju japi këtyre kompanive për ndërtim si përgëzim për punën e palodhur në shembjen e Teatrit Kombëtar?”

Postimi i plotë:

Teatri Kombëtar u prish dhe po pastrohet krimi me mjetet e kompanive private nga Veliaj në shkelje të ligjit.   Vetë vendimi fantazem i prishjes së Teatrit Kombëtar, parashikon që kompetencen e shëmbjes e ka Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë.

Bashkia nuk ka zhvilluar asnjë tender për të kontraktuar mjete për këtë qellim, që mund të justifikonte prezencen e mjeteve të firmave private. Të cilat mesa duket për qëllime të tjera klienteliste me tenderat që jep Veliaj po zhvillojnë një punë, pa dokumenta, pa tender, pa pagesë të deklaruar!

Referuar dokumentave që pasqyrojnë të dhënat e mjeteve rezulton që kamionet janë në pronësi private të 2 kompanive të ndertimit  “ARB & Trans 2010”  sh.p.k dhe “M.C Inerte “ sh.p.k! Mjetet gjatë punës janë kamufluar me logot e Bashkisë Tiranë duke funksionuar si mjete të Bashkisë.

Kryebetonieri Veliaj, që është njësh me kompanitë e ndërtimit duhet të japi llogari para organeve për këtë situate shkelje. Cilën Kullë të rradhes do ju japi këtyre kompanive për ndertim si përgezim për punën e palodhur në shëmbjen e Teatrit Kombëtar?

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *