Vendosni fjalën kyçe....

“Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri e ju merreni ende me pikturat e mia” Hunter Biden


Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter, ka përmendur projektin e Zvërnecit të Jared Kushner dhe Ivanka Trump ndërsa ironizon se ende në SHBA duan të merren me pikturat e tij.

Ai shkruan në X se fëmijët e Trump-it po bëjnë biznese duke cekur përveç çiftit Kushner-Ivanka, edhe Donald Trump Junior që ka marrë 620 milionë dollarë nga Pentagoni përmes një start-up ndëtsa djali tjetër po nxjerr në bursë një kompani dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

“Pra, që ta kuptoj mirë.

Jake Tapper është i përqendruar te sulmet ndaj nënës sime.

Ndërkohë, Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri.

Donald Trump Jr. u martua me vajzën e bankierit të Jeffrey Epstein, dhe një startup i mbështetur nga fondi i tij sapo mori një hua rekord prej 620 milionë dollarësh nga Pentagoni.

Eric Trump po nxjerr në bursë një kompani izraelite dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë, në mes të një lufte me Iranin që askush nuk e donte.

Dhe e di ç’do thoni: “Po pikturat e tua, Hunter?”

Ju lutem.” – shkruan Hunter Biden.