Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni sjell lëpirëse në Parlament, gajasen deputetët në sallë


Deputeti Ralf Gjoni dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë gajasur deputetët gjatë seancës së sotme parlamentare, gjatë një shkëmbimi batutash lidhur me disa lëpirëse.

“Ju jeni lëpirësa dhe meritoni vetëm lollipop (lëpirëse)”, kështu iu drejtua Ralf Gjoni deputetëve të maxhorancës, duke nxjerrë disa lëpirëse në foltore. Ai tha se i kishte sjellë për deputetët e PS-së.

Këtu ndërhyri kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i tha Gjonit që ti mbajë ato në gojë po të dojë, por të zbatojë rregulloren dhe nëse nuk ka gjë për të thënë lidhur me veprimtarinë e KQZ-së të lërë foltoren.

“Në daç mbaji në xhep, në daç mbaji në gojë, bëj çfarë të duash. Ajo që detyrohem të korrigjoj është se çfarë nxjerr nga goja dhe jo çfarë mban në gojë. Dhe ato çfarë nxore nga goja janë në kundërshtim. E dyta të kujtoj që koha e debatit është për veprimtarinë vjetore të KQZ-së. Nëse keni gjë për KQZ-në, unë do ju pres fjalën se jeni në kundërshtim për rregulloren.”– tha Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *