Vendosni fjalën kyçe....

Kriza Covid-19, “Rolls-Royce” shkurton 9,000 vende pune


Gjiganti britanik ‘Rolls-Royce’ ka njoftuar se do të shkurtojë të paktën 9,000 vende pune përballë tkurrjes së madhe të pritshme në tregun e aviacionit në vazhdën e pandemisë Covid-19.

‘Rolls-Royce’ furnizon motorë për aeroplanët e mëdhenj tregtarë si Boeing 787 dhe Airbus A350, por duke pasur parasysh ndikimin e rëndë që koronavirusi do të vazhdojë të ketë në industrinë e linjave ajrore, kërkesa ka të ngjarë të ulet.

Shkurtimi paraqet një largim prej mbi 17 përqind të 52,000 punonjësve të ndërmarrjes. Duke vepruar kështu, kompania shpreson të kursejë më shumë se 1.6 miliardë dollarë në vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *