Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Kërkesa që i bëra ambasadorëve të vendeve të BE-së


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur lidhur me diskutimet që ka patur me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Basha thotë se i kërkuar ambasadorëve që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën drejtë integrimit.

E po ashtu i ka kërkuar mbështetje lidhur me krizën ekonomike.

 “Opozita është e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në BE dhe plotësimin e 15 kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtarë të BE-së, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, të ketë mbështetjen e  nevojshme politike dhe financiare për të përballuar situatën në krizë politike, sociale, ekonomike.

Për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme, pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në zgript.

Situata e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, ushqimore. Biznesi i vogël, i mesëm po mbyllen dhe bizneset e mëdha po hasen me probleme në likujditet.

Duke i falenderuar për atë ndihmë që i kanë dhënë Shqipërisë në kuadër të ndihmave që i kanë dhënë të gjithë vendeve të BE-së, i kërkova ambasadorëve që me qeveritë e vendeve të tyre të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike të vendit”, thotë Basha.

Ai foli edhe për protestat e ditës së djeshme lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe thirrjet për largimin e  kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se edhe pse ky është qëllimi i opozitës, ato thirrje atje nuk u artikuluan nga opozita, por nga aktivistë, artistë e profesorë.

“Këto thirrje nuk kanë ardhur nga opozita, ndonëse janë objektiva të qarta të opozitës. Përshëndes konsensusin e gjerë që shkon përtjet radhëve politike, pastaj i quani politike apo jo është çështje definicioni, qëllimi është largimi i kësaj të keqeje. Si shkatërroi teatrin ka shkatërruar vendin, vendet e punës, ekonominë, shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë se largumi I kësaj të keqeje, largimi i Ramës është shpëtimi i vendit dhe shqiptarëve, për mua pak rëndësi ka nëse kjo vjen nga goja e një artisti, profesori apo nga goja e një opozitari”– tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *