Vendosni fjalën kyçe....

Aktivisti – Ramës live në TV: Çfarë u keni bërë ju shqiptarëve është terrorizuese! Jeni taleban! (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama është zënë ngushtë mbrëmjen e kaluar nga aktivisti Rron Gjinovci në emisionin Pressing në T7. Aktivisti nga Kosova i kujtoi kryeministrit dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve dhe qytetarëve gjatë protestës për mbrojtjen e Teatrit, duke i kujtuar disa fjalë që ai vetë i kishte thënë para disa vitesh kur ishte në opozitë.

“Ndërkohë që dje në Tiranë janë dhunuar, arrestuar e ndaluar dhjetëra aktivistë, qytetarë e artistë, dhe nuk mundem të mos ju them se veprimi juaj dje ka qenë siç e keni kategorizuar ju në 2010-ën: Veprimet e njerëzme të ngjashme – Talibaneske. Dje çfarë keni bërë që në orën 4:00 të mëngjesit në Shqipëri ka qenë terrorizuese dhe jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Nuk mund ta besojë kurrkush që krejt këtë terrorizim që keni bërë për dy ditë, e keni bërë për arsye estetike. Dhe nuk e di si doni me i bind më njerëzit që  prapa këtij veprimi terrorizues nuk qëndron ajo që thatë më herët ‘zhvillimi i pjesës mbrapa Teatrit’, që në fakt kërkohet prej oligarkëve, që tani të gjithë mendojnë se qëndrojnë vërtet prapa jush dhe që ju nuk qeverisni fare me Shqipninë. Më vjen keq, prej teje nuk kam me mësu kurrgjo për besë. Qysh me qenë diktator, autoritar, kaq. Më shumë s’ke ca të më mësosh.”- i thotë Gjinovci kryeministrit Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *