Vendosni fjalën kyçe....

Hodhi kapsolle në tubimin e sotëm, policia ndalon një 49-vjeçar


Është ndaluar një 49-vjeçar i cili sipas policisë hodhi lëndë piroteknike në tubimin e zhvilluar nga Aleanca për Teatrin ditën e sotme.

49-vjeçari Arben Qyrani me banim te Unaza e Re ka qenë edhe më herët i proceduar për “Tubim të paligjshëm në vitin 2018.

Nga plasja e lëndës piroteknike u lënduan edhe dy shtetase të cilat nuk kanë rrezik për jetën.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve piroteknike në tubimin e sotëm.

Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *