Vendosni fjalën kyçe....

Kina zotohet t’u përgjigjet sanksioneve të fundit të SHBA-së


Kina ka dënuar një radhë të re sanksionesh amerikane që synojnë zyrtarët e vendit për abuzime të pretenduara të të drejtave në rajonin e Tibetit, duke thënë se dënimet e paligjshme’ janë thjesht një justifikim për të ndërhyrë në punët e brendshme të Pekinit.

I pyetur për radhën e fundit të sanksioneve të vendosura të premten e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se masa ‘ndërhyn rëndë’ në punët e vendit të tij dhe ‘minon rëndë’ marrëdhëniet me SHBA-në, duke shtuar se Kina do marrë ‘masa efektive dhe të vendosura’ në përgjigje.

“SHBA vendosi sanksione të paligjshme ndaj zyrtarëve kinezë sipas ligjit të brendshëm dhe justifikimit të të ashtuquajturave çështje të të drejtave të njeriut në Tibet,” u tha ai gazetarëve të hënën.

“Çështjet që lidhen me Tibetin janë thjesht çështje të brendshme të Kinës dhe asnjë vend tjetër nuk mund të ndërhyjë”, shtoi ai.

“SHBA-ja nuk ka të drejtë të vendosë ndëshkime të pajustifikuara kundër vendeve të tjera dhe nuk është në gjendje të veprojë si një ‘polic botëror’. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së që të tërheqë menjëherë të ashtuquajturat sanksione.”

Thesari i SHBA-së njoftoi një valë të reja sanksionesh kundër 40 personave në nëntë vende javën e kaluar për të shënuar ‘Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut’, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarët në Korenë e Veriut, El Salvador, Guatemalë, Guine, Iran, Mali, Kinë, Rusi, dhe Filipine.

Dy shtetas kinezë, Wu Yingjie dhe Zhang Hongbo, u vunë në shënjestër për ‘shkelje të të drejtave të njeriut’ në Rajonin Autonom të Tibetit, ku Thesari pretendoi se qeveria ka kryer ndalime arbitrare dhe shkelje të tjera si pjesë e një përpjekjeje për të ‘kufizuar liritë fetare’.