Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër Yuri Kim-it: Monitoroni protestën e sotme


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër të hapur ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ata i bëjnë thirrje që përfaqësues të ambasadës të mbikëqyrin protestën që do zhvillohet ditën e sotme, e paralajmëruar për në orën 16 e 30.

Në letrën dërguar ambasadores, ata bëjnë thirrje për hetim ndërkomëtar mbi prishjen e teatrit, të cilën e konsiderojnë krim kundër njerëzve e trashëgimisë kulturore.

Po kështu në letër thuhet gjithashtu se çështja e teatrit ishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dhe prishja erdhi ndërkohë që ajo nuk iste shprehur ende përfundimisht.

Aleanca thekson se policët ishin pa doreza e maska në protestë duke rrezikuar personat e grumbulluar për mbrojtjen e teatrit kombëtar.

Letra

Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore.

Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur.

Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falënderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

Your Excellency,

Following the developments of May 17, 2020, we would like to let you know that today, at 4:30 pm we are organizing a protest on the main boulevard – the area close to the pedestrian zone.

We have notified the Police about today’s protest which is focused on the need for full transparency on how the National Theatre was demolished, how the Police assaulted the protectors of the Theatre and whether the demolition with baggers started already at the time when many people were still inside the building. We have many activists who testified on this yesterday.

We require an international investigation of this important and heavy issue which we consider a crime against the People and our Cultural Heritage. We have required from Europa Nostra, the most prominent European organization dedicated to Cultural Heritage, which has included the National Theatre in its 2020 “7 Most Endangered” program, to support us in this regard.

The assault happened in a time where two dossiers related to the National Theatre issue (the special law and the Council of Minister’s decision) have been deposited at the Constitutional Court by the President of the Republic. All normative acts related to how the state institutions decide and proceed in such cases where legal cases are open at a Court are violated.

The regulations related to the pandemic have been violated: The Policemen did not wear gloves and masks and risked the protectors of the Theatre by having them assembled at the Theatre square to protect the building as well as by touching them.

We have required the President of the Republic to monitor today’s protest and we require representatives of your Embassy to be present in the protest to monitor its development.

This request directed to you will later on be published online.

We thank you for your attention,

Alliance for the Protection of the Theatre