Vendosni fjalën kyçe....

OBSH për vaksinat anti-Covid: Bota në prag të një katastrofe morale


Bota po përballet me një “dështim katastrofik moral” për shkak të politikave të pabarabarta të vaksinave anti-Covid, kështu ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk ishte e drejtë që njerëzit e rinj dhe të shëndetshëm në kombet më të pasura të merrnin injeksionet e vaksinës, para njerëzve të pambrojtur në shtetet më të varfra.

Ai tha se mbi 39 milionë doza vaksinash ishin dhënë në 49 shtete më të pasura, por një komb i varfër kishte vetëm 25 doza, shkruan BBC.

Duke folur në një seancë të bordit ekzekutiv të OBSH-së të hënën, Dr Tedros tha: “Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë dhe jetesën tek më të varfërit e botës.”

Kreu i OBSH-së bëri thirrje për një angazhim të plotë ndaj skemës globale të ndarjes së vaksinave të Covax, që pritet të fillojë të përhapet muajin tjetër.

“Sfida ime për të gjitha vendet anëtare është të siguroj që në kohën që Dita Botërore e Shëndetit mbërrin në 7 Prill, vaksinat Covid-19 do të administrohen në çdo vend, si një simbol i shpresës për tejkalimin e pandemisë dhe pabarazive që qëndrojnë në rrënjën e kaq shumë sfidave globale të shëndetit.”– tha Dr Tedros.

Ndërkohë, si OBSH dhe Kina janë kritikuar për përgjigjen e tyre ndaj pandemisë.

Një panel i pavarur i porositur nga OBSH-ja, tha që organi i shëndetit publik i Kombeve të Bashkuara duhet të kishte shpallur një emergjencë ndërkombëtare më herët, dhe gjithashtu dënoi Kinën për mosmarrjen e masave të shëndetit publik më shpejt.

Deri më tani, Kina, India, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë zhvilluar vaksinat e tyre kundër Covidit, ndërsa ka edhe ekipe shumëkombëshe si ata që punuan për vaksinën  amerikano-gjermane të Pfizer.

Pothuajse të gjitha këto kombe kanë përparësi shpërndarjen e vaksinës në popullatat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *