Vendosni fjalën kyçe....

Vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela


Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është vetëdorëzuar në polici.

Ai ishte në kërkim për trafik ndërkombëtar droge ndërsa dorëzimi është bërë në prani të avokatit të tij, shkruan Balkanweb.

Çela akuzohej për bashkëpunim me Habilajt për trafik droge drejt Italisë ndërsa ishte në kërkim prej shumë kohësh. Ai u dënua në shtator të vitit 2019 me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre.

Prokuroria e kishte akuzuar ish-zyrtarin e lartë për disa vepra penale si ‘trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal’, ‘kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’, ‘grup i strukturuar kriminal’ e ‘shpërdorim detyre’, ndërsa gjykata e dënoi vetëm për këtë të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *