Vendosni fjalën kyçe....

Jaeld Çela dënohet me 3.4 vite burg për “shpërdorim detyre”


 

Ditën e sotme Gjykata e krimeve të Rënda përveç vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dha vendimin edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela tashmë në arrati.

Ashtu si për Tahirin edhe për Çelën, gjykata dha dënim për “shpërdorim detyre” me 3 vite dhe 4 muaj burg por me ndryshim nga ish-ministri i brendshëm ish-drejtori do e vuajë me burg.

Çela akuzohej për tre akuza penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’, Çela ka arritur të shpëtojë, duke u akuzuar vetëm për ‘Shpërdorim detyre’.