Vendosni fjalën kyçe....

Aksion i madh anti-drogë në Krujë, dronët zbulojnë serat e parcelat me kanabis (VIDEO)


Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në zonën e Krujës, nga policia e Krujës, e Durrësit dhe e FNSH-së së Tiranës.

Policia thotë se pas kontrolleve me këmbë dhe me dronë, kanë zbuluar dhe shkatërruar 59 sera të ndërtuara me plastmasë, të cilat ishin ngritur me qëllim për të kultivuar lëndë narkotike.

“Kontroll masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kontroll Policia e Krujës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe FNSH Tiranë.

Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin.

Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 sera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan edhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *