Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Veliaj provokoi qytetarët dhe artistët me aktin te Teatri Kombëtar duke dërguar Policinë Bashkiake


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ka quajtur provokim aktin e dërgimit të Policisë Bashkiake të Teatri Kombëtar për të ekzekutuar VKM-në për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të godinës.

Sipas Vokshit, Veliaj dhe Rama kanë një këmbëngulje për të shembur godinën e cila nuk ka të bëjë me artin por është një akt korruptiv për vjedhjen e pronës publike.

Këmbëngulja e Edi Ramës dhe e Erion Velisë për të shembur Teatrin Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me artin. Është një akt korruptiv, që kërkon të vjedhë pronën publike, që dyshja e hajdutëve Rama-Veliaj të shtojnë pasuritë në kurriz të shqiptarëve. Se kujt i përket një pasuri kombëtare nuk e tregon një copë letër që i shërben pastrimit të parave të pista.

Teatri Kombëtar u përket qytetarëve shqiptarë dhe ashtu duhet të mbetet.

Akti i sotëm është një provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve. Të kesh prioritet prishjen e një vepre arti, do të thotë se agjenda e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës nuk janë qytetarët në ditën e tyre më të keqe, nuk janë bizneset që po falimentojnë, por është vetëm vjedhja e tyre në çdo formë, kudo dhe me çdo mënyrë.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari dhe artisti që ka vënë të parin interesin publik dhe qendron kundër vjedhjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare”-shkruan Vokshi.

Vokshi i ka dalë në mbrojtje artistëve dhe qytetarëve që nuk duan të prishet godina e Teatrit Kombëtar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *