Vendosni fjalën kyçe....

195 viktima dhe 888 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve në Itali


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në Itali, duke e çuar në 31 106 numrin total të të vdekurve.

Nga të dhënat e fundit, autoritetet përtej Adriatikut raportuan se sot janë shëruar nga virusi i rëndë 3502 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 112 541.

Gjithashtu, sot u regjistruan edhe 888 raste të reja pozitivë me Covid-19 për një total prej 222 104 që nga fillimi i pandemisë.