Vendosni fjalën kyçe....

Aliebaj i rendit Ramës ligjet dhe kontratat e bëra enkas për oligarkët


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkeljd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama i cili tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

Alibeaj ka renditur disa nga ligjet dhe kontratat koncesionare apo investime që qeveria ka dhënë sipas tij për oligarkët.

“• Ligjin e Korporatës së Investimeve për të shtetëzuar tokën dhe për t’ua dhënë privatëve për ndërtim ia diktoi një oligark.
• Ligjin e Investitorit Strategjik për t’u falur tokat në bregdet privatëve e bëri sipas porosisë së një oligarku.
• Dhënien me Koncesion të rrugëve ia diktoi një oligark tjetër.
• Unazën e Re me 20 milionë euro kilometrin e bëri në favor të oligarkëve.
• Koncesionet në shëndetësi ua shpërndau oligarkëve

Më tej Alibeaj tha se në qeverisjen e Ramës ka gjithçka për oligarkët dhe asgjë për qytetarët.

Gjithçka në qeverisjen e Edi Ramës është për oligarkët. Asgjë për qytetarët. Pandemia e provoi këtë sërish, prandaj na duhet ta largojmë kryeministrin e oligarkëve dhe të varfërisë së shqiptarëve. E kemi për detyrë historike të rikthejmë shpresën dhe të vlerësojmë konkurencën e lirë, tregun e lirë, ndershmërinë në vend të oligarkisë”-shkruan demokrati.

Postimi i plotë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *