Vendosni fjalën kyçe....

Nis sezoni i vjeshtës, sot provimi i Gjuhës së Huaj për 4 mijë maturantë


Maturantët mbetës ose të cilët nuk kanë patur mundësi t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj që në qershor, do të kenë mundësinë t’i nënshtrohen sot këtij provimi.

Procesi i zhvillimit të provimit do të jetë i njëjti dhe shkalla e vështirësisë po ashtu. Provimi do të zgjasë 2 orë e gjysmë dhe do të përbëhet nga 32 pyetje, nga të cilat rreth 20 me alternativë.

Sezoni i vjeshtës për maturantët nis sot me 27 gusht për gjuhën e huaj dhe do të vijojë me atë të Gjuhës Shqipe për 30 gusht, në datën 3 shtator ata do t`i nënshtrohen testit të Matematikës dhe në datën 6 shtator Provimit me Zgjedhje.

Ata që do të kalojnë provimet dhe do ta kenë mesataren mbi 6.5 mund të aplikojnë për në Universitet në raundin e dytë.

Sakaq për maturantët që e kanë hequr këtë siklet dhe presin përgjigjet e pranimeve në universitet, do të kenë mundësi t’i mësojnë në datën 30 gusht.

Sot dekanët e katër fakulteteve të Universitetit të Tiranës pritet të mbajnë një konferencë për shtyp lidhur me pranimet në institucionet e tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *