Vendosni fjalën kyçe....

Duka: Nëse kampionati nuk nis në qershor, më mirë të mbyllet sezoni


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur se stërvitjet të paktën duhet të nisin deri më 20 maj në mënyrë që kampionati të rinisë në fillim të qershorit.

Duka në një intervistë të dhënë për “Klan TV”, shprehet se në rast se kampionati nuk rinis deri në fillim të qershorit e mira do ishte të mbyllej fare ky sezon pasi nuk do kishte më vlerë.

E mira do ishte të rinisim stërvitjen të paktën deri më 20 maj, për të pasur më shumë kohë për lojtarët. Ne kishim një plan që të nisnim stërvitjen më 2 maj dhe kampionatin më 20 maj, por për këtë as nuk morëm asnjë përgjigje. Ne i kemi planet çfarë do që të ndodhë, është menduar edhe eliminimi i Kupës dhe në rast se kjo ndodh do të shkojnë 4 vendet e para në kampionat në Kupat e Europës.

E mira është që ne të fillojmë deri në fillim të qershorit, por nëse nuk fillojmë deri në 1 qershor, më mirë të themi stop. I bie të bëjmë ndeshje çdo 48 orë. Është thuajse kot. E mira është që të kemi filluar deri në fillim të qershorit dhe ekipet tona të jenë të përgatitura për ndeshjet e Kupave të Europës në gusht”-tha Duka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *