Vendosni fjalën kyçe....

Shahini shtyn zgjedhjet në universitete


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka shtyrë zgjedhjet në Universitete deri në një moment të dytë, kur të mund të sigurohet një pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.

Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët“, shkruan ministrja.

Kujtojmë se zgjedhjet në universitete ishin vendosur për në datën 12, por kjo hasi kundërshtime për shkak se studentët janë kthyer në shtëpitë e tyre në rrethe si pasojë e pandemisë dhe nuk mund të merrnin pjesë.

Organizata Qëndresa Qytetare e paditi ministren Shahini duke e akuzuar se po synon kapjen e universiteteve dhe kërkoi anulimin e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *