Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi të riun me shufër metalike pasi theu ‘orën policore’, pezullohet polici në Mitrovicë


Pezullohet nga detyra në punonjës policie në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe goditur me shufër metalike një të ri, pasi ky i fundit kishte dalë jashtë përtej orarit të lejuar.

Lajmi është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, që ka lajmëruar publikun se zyrtari policor është pezulluar për 72 orë për të hetuar rastin.

 “Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacionin për këtë rast dhe hetuesit i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin ngjarjes në Mitrovicë. Hetuesit e IPK-së kanë filluar menjëherë grumbullimin e informacioneve si dhe kanë kontaktuar me Prokurorinë e Mitrovicës. Zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është suspenduar për 72 orë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Veprimet tjera hetimore priten të ndërmerren në konsultim me prokurorinë kompetente në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës”, ka thënë në një prononcim për “Klan Kosovën”, zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, gjithashtu ka konfirmuar se ka nisur një proces hetimi për rastin e të riut, i cili është marrë në pyetje.

19-vjeçari me inicialet Sh.B është përgjakur pasi i janë shkaktuar plagë e të çara në kokë nga një polic.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 05:00 tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë. I riu bashkë me disa shokë e kishin kaluar natën atje.

19-vjeçari me inicialet Sh.B është përgjakur pasi i janë shkaktuar plagë e të çara në kokë nga një polic.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 05:00 tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë. I riu bashkë me disa shokë e kishin kaluar natën atje.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Tiranë, u vra nga një efektiv policie një 25-vjeçar Klodian Rasha i cili kishte thyer orën policore. Rasti i tij ka ngritur shqiptarët në protesta për tre ditë rresht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *