Vendosni fjalën kyçe....

Australia përballet me rritje të kontrabandës, po jo të drogës (Video)


Autoritetet australiane kanë raportuar një rritje të kontrabandës, por kësaj here jo për drogë. Bëhet fjalë për ilaçin hidroksilklorinë, një ilaç anti-malarie i përdorur si një mjekim i diskutueshëm për Covid-19.

Dhjetëra pako që përmbajnë më shumë se 6,000 tableta janë përgjuar që nga janari, njoftoi Forca Kufitare Australiane (ABF) në një njoftim për shtyp të premten.

Në një video të postuar në Twitter, ABF tregoi një pako që përmbante disa kuti hidroksilklorine të mbështjella me pëlhurë.

Ajo i paralajmëroi australianët që të mos e marrin medikamentin me kokën e tyre por vetëm nëse e jep mjeku.

Administrata e Produkteve Terapeutike të Australisë (TGA) lëshoi ​​një këshillë në mars duke u bërë thirrje mjekëve të kufizojnë recetat e hidroksilklorinës, duke thënë se ilaçi mund të shkaktojë infarkt dhe të çojë në koma.

Në prill, Komiteti Kryesor i Mbrojtjes së Shëndetit të vendit rekomandoi kundër dhënies së ilaçit për mjekimin e koronavirusit, duke deklaruar se ai duhet të përdoret vetëm në provat klinike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *