Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 33-vjeçar në Durrës, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri


 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 33-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, në banesën e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasi F. D., 33 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.