Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëria e Bashkuar kapërcen Italinë e Spanjën, bëhet vendi më i goditur nga Covid-19


Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me Covid-19 ka ka tejkaluar Spanjën dhe Italinë pasi theu pragun e 30,000 personave sipas shifrave të fundit të lëshuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Sipas të dhënave më të fundit nga ONS, rreth 29.648 vdekje janë regjistruar në Angli dhe Uells që nga 24 Prilli, por pasi të përfshihen edhe shifrat zyrtare të Skocisë dhe Irlandës së Veriut, numri i përgjithshëm i vdekjeve lidhur me koronavirusin do shkojë në është 32,313.

Kjo shifër tejkalon 29.079 të Italisë dhe 25.613 të Spanjës, dy vendet e mëparshme që ishin goditur më së shumti nga Covid-19.

Përafërsisht 71.8 përqind e vdekjeve të regjistruara deri në 24 prill kanë ndodhur në spital, ndërsa 5.890 njerëz kanë ndërruar jetë në azile, 301 në hotele dhe 1.306 në shtëpi private.

Sidoqoftë, ka mospërputhje në mënyrën se si regjistrohen vdekjet në të gjithë Evropën, kështu që shifrat mund të ndryshojnë.

Shumë argumentojnë se vdekshmëria e tepërt, ose numri i vdekjeve nga të gjitha shkaqet, krahasuar me mesataren vjetore për një kohë të caktuar të vitit, është një metrikë më e dobishme që siguron kontekst dhe ngjyrim shtesë për të dhënat kryesore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *