Vendosni fjalën kyçe....

Policia fillon ndalimet, arrestohen 5 persona në Tepelenë mes tyre edhe kreu i degës së PD-së


Ashtu edhe si në rastet e mëparshme, pas protestës së sotme të opozitës policia ka ngritur postblloqe dhe ka filluar ndalimet. Në Tepelenë mësohet se janë arrestuar 5 persona.

Mësohet se mes personave të ndaluar është edhe kryetari i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana.

Edhe gjatë protestës së sotme në Gjirokastër, policia u pa me zë dhe me figurë se si i kërcënonte qytetarët nëse nuk do të zhbllokonin rrugën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *