Vendosni fjalën kyçe....

Gjysma e Francës në alarm të kuq: Shtohen mushkonjat që transmetojnë virusin Zika


Pothuajse 65% e Francës është vendosur në gatishmëri pas alarmit të pushtimit të mushkonjave agresive tigër, që njihen si transportuese të një sërë sëmundjeve.

Duke përfshirë këtu ethet tropikale, virusit chikungunya  dhe virusit Zika. Ky alarm vjen në një kohë kur vendi ende nuk ka dalë nga bllokimi për shkak të koronavirusit e kur SHBA-të po përballen me një problem të ngjashëm të insekteve të rrezikshme. Por në këtë rast bëhet fjalë për grerëzat gjigande aziatike.

10 departamente të tjera janë vendosur në alarmin në ngjyrë portokalli, pasi ekspertët parashikojnë që Franca do të kolonizohet plotësisht deri në vitin 2030.

Insekti filloi pushtimin e Europës në fillim të viteve 2000, duke hyrë në Francë në vitin 2006. Rreth 22 raste të etheve tropikale dhe 31 raste chikungunya janë regjistruar që nga viti 2010.

“Pasi të vendoset në një zona, mushkonja tigër është praktikisht e pamundur ta heqësh qafe”– paralajmëronte Ministria e Shëndetësisë.

Mushkonja tigër, e quajtur kështu për shkak të shiritave të bardhë në trup dhe në këmbë, pëlqen lagështirën dhe nxehtësinë dhe preferon të parin gjakun e njeriut sesa të ushqehet nga kafshët, sipas faqes së internetit të Mosquito Watch.

Kafshimi i mushkonjës shkakton një puçërr të vogël të kuqe që të jep kruarje, e mund të çojë në disa simptoma të tjera më të rënda që shfaqen brenda 5 ditësh si: ethe të larta, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, dhimbje koke dhe dhimbje të trupit, inflamacion të syrit dhe lodhje. Sidoqoftë ka disa lajme të mira, OBSH ka konfirmuar që mushkonja nuk transmeton koronavirusin.

Ekspertët këshillojnë francezët që të mbajnë ajrin e kondicionuar, të veshin rroba të lirshme, të përdorin ilaç kundër insekteve e të shmangin ujërat e ndenjura pranë shtëpive e bizneseve.

Autoriteti i Përgjithshëm Shëndetësor i Francës raporton se popullsia e mushkonjave tigër në vend është dyfishuar në dy vitet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *