Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë foshnja në Korçë


Një foshnjë ka ndërruar jetë në Korçë. Fëmija i sapolindur është gjetur nga babai i cili ishte kthyer në Shqipëri nga Greqia ku punonte si emigrant.

I mituri është gjetur pa shenja jeta brenda një valixheje ndërsa nëna, e cila dyshohet se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, është dërguar në maternitet për kontrolle të mëtejshme.

Nuk dihet nëse foshnja ka humbur jetë nga shkaqe të natyrshme apo nëse ka pasur ndërlikime shëndetësore.

Gruaja jetonte në banesë më të sapolindurin dhe një fëmijë tjetër me probleme të spektrit autik.