Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19 lë miliona të papunë në Spanjë, një numër rekord kërkon pagën nga qeveria


Edhe pse gjatë prillit rritja e numrit të të papunëve në Spanjë eci me ritëm të ngadaltë, rreth 3.8 milionë njerëz mbetën pa punë ndërsa numri i atyre që ishin të varur nga ndihma financiare e qeverisë shkoi në 5.2 milionë persona, ka thënë Ministria e Punës nënjë deklaratë.

Muajin e kaluar, numri i spanjollëve që regjistroheshin si të papunë u rrit me afro tetë përqind, që do të thotë se 282.891 njerëz ishin larguar nga puna pasi vendi vendosi kufizime të rrepta për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Shifrat e publikuara nga ministria të martën janë më të ulëta se ato të marsit, kur papunësia u rrit me mbi nëntë përqind.

Ata që punojnë në shërbimet e ushqimit dhe pijeve e kanë ndjerë më shumë krizën e shkaktuar nga pandemia me mbi 720,000 persona që humbën punën e tyre, ndërsa punëtorët në industrinë e tregtisë me pakicë dhe shumicë u goditën po kështu bashkë me hotelerinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *