Vendosni fjalën kyçe....

Shahini: Universitetet të sjellin brenda 15 majit numrin e saktë të studentëve që do bëjnë provime në fund të semestrit


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nëpërmjet një video-mesazhi njoftoi se kishte zhvilluar një takim me Rektorët e universiteteve publike për t’i komunikuar kërkesat e ministrisë lidhur me masat për mbylljen e viti akademik 2019-2020.

Shahini tha se universitet duhet të bëjnë planin dhe të mbyllin ato lëndë që mund të kryhen online dhe të japin numrin e saktë të studentëve që duhet të rikthehen në auditorë apo laboratorë për lëndë specifike si edhe numrin e saktë të studentëve që do kryejnë provime në muajt korrik-gusht.

Çdo hapje e pjesshme e universiteteve do bëhet në masa strikte duke zbatuar protokollet sanitare. Kemi kërkuar nga Universitetet që të planifikojnë se cilat janë ato lëndë që të mbyllin online ato lëndë që nuk kanë nevojë që studentët të kthehen në auditorë apo laboratorë. Sa është numri saktë i studentëve që duhet të kthehen në auditorë dhe laboratorë apo sa është numri i saktë i studentëve që do bëjnë provime gjatë korrikut apo fillim gushtit të këtij viti gjithmonë duke prioritizuar studentët që do diplomohen.

Universitetet duhet të sjellin këto plane brenda 15 majit në mënyrë që Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë të bëjnë planet bëjnë edhe verifikimet e fundit nëse plotësohen kushtet dhe kriteret për të mbrojtur studentët dhe pedagogët”-tha Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *